Sport

Batatina: Miqtë e Agim Ademit po marrin mëditje në Katar, përfaqësusit e klubeve po injorohen

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka reaguar ashpër në rrjetin social “Facebook”, shkruan Zëri.info.

Batatina që është edhe donator te Llapi përmes një statusi ka reaguar duke thënë se miqtë e Agim Ademit po marrin mëditje në Katar me Përfaqësuesen e Kosovës.

Sipas, tij në këtë tubim të Kosovës para ndeshjes miqësore me Suedinë po mungojnë ata që japin miliona për futboll, përfaqësuesit e klubeve.

Batatina paralajmëron ndryshime më 27 janar të këtij viti.

Postimi i Tahir Batatinës pa ndërhyrje

A janë këta Përfaqësuesit e futbollit të Kosovës që përcjellin stërvitjen e Kombëtares në Katar?

Asnjë përfaqësues i klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë!!

Ne japim miliona në futboll ndërsa zhvatësit e futbollit, pra miqtë e Agim Ademit që marrin meditje e kujdestari më të larta sa të mjekëve, për herë të fundit këtë udhëtim e shijojnë nga parat tona.

Me 27.01.2020 në Kuvendin e FFK-së do të ndodhë ndryshimi. Klubet do të vendosin për futbollin, e jo më këta zhvatësit, sejmenët e Agim Ademit qe nuk perfaqësojnë asnjë klub.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv