Sport

Batatina: Ky ekip ka mentalitet fitues, synimi ynë është dalja në Evropë

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina është ndarë i kënaqur me fitoren e marrë ndaj Drenicës, shkruan Sheshi.info

Batatina theksoj nder tjera pjesa taktike ka sjellë fitoren e skuadrës së tij dhe se Llapi i intereson dalja në Evropë dhe jo me çdo kusht të jetë kampion i Superligës.

“Me marrë pikë në Drenicë dhe me i shënu pesë gola, kjo tregoj edhe karakterin e skuadrës sime. Në pjesën e parë pësuam një gol por që nuk u dorëzuam, ku për pjesën e dytë ndryshova taktikë dhe kërkova nga lojtarët të bëjnë me tepër presing. Pjesa taktike ka qenë edhe fakti kryesorë që na ka dhënë fitoren, kur ishim me rezultat 5:1 iu dhash hapësirë edhe disa lojtarëve të rinj edhe pse pranuam dy gola tjerë, por mendoj që rezultat 5:3 ka qenë real. Fakti me gëzon që kam një ekip me mentalitet fitues, pasi edhe ndaj Prishtinës, Ballkanit por edhe sot ndaj Drenicës e kthyem rezultatin nga disavantazhi. Llapi nuk e ka me çdo kusht synimin titullin kampion, por daljen në Evropë dhe një stabilitet në mesin e tabelës. Ky është synimi i jonë, kryesisë, por edhe tifozëve “Legjendat”. Këtë fitore ia dedikojmë tifozëve “Legjendat” të cilët udhëtuan për të na përkrahur këtu në Drenicë”, tha Batatina.

Related posts
Sport

Xhaka rikthehet në stërvitje të plota, Arteta tregon kur do të jetë i gatshëm

Sport

Formacionet zyrtare: Roma – Inter

Sport

Broja thyen një tjetër rekord në Premier Ligë pas golit të shënuar

Sport

Eskalon debati mes Xhevdet Pozharit e Shpëtim Deskut: ‘Me pas qenë te unë ishim nda ndryshe’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *