Sport

Batatina kërkon rikthimin e tifozëve në tribuna

Që nga marsi i këtij viti kur edhe nisi përhapja e virusit COVID-19, stadiumet e futbollit në vendin tonë mbyllen dyert për tifozë, shkruan “Zeri.info”.

Që nga ajo kohë ndeshjet janë zhvilluar me tribuna të zbrazta dhe duket se kjo gjë është bërë monotone edhe për futbollistë.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina duke u bazuar edhe në vendosjen e ulëse në stadiumin “Zahir Pajaziti” që i kanë dhënë një pamje të bukur stadiumit, ka thënë se është koha që tifozët të kthehen në tribuna.

“Ka ardhur koha që tashmë skuadrës t’i rikthehen tifozët llapjanë dhe “Legjendat” në tribunat shumë komode të stadiumit “Zahir Pajaziti”

Më asgjë nuk na mungon përveç “Legjendave” në tribuna sepse jemi një skuadër e traditës ku qyteti jeton me futbollin”, ka shkruar Batatina.

Gjithsesi, gjasat që klëtë vit të kthehen tifozët janë minimale, së paku ëkshtu ka bërë të ditur FFK e cila po shpreson që stinori pranveror që nis në vitin 2021 të nisë me tifozë. /

Postime të ngjajshme
Sport

Zeqiri: Mezani gaboi në zëvendësime, duhej të futej në lojë ky futbollist

Sport

Ish futbollisti i Gjilanit: Mezani është fajtor, ai duhet të jep dorëheqje!

Sport

Presidenti i Dritës mburret me fitoren, drejtori sportiv e ka me kritikët!

Sport

Devolli rrëfehet për aventurën te Drenica