Sport

Batatina ka disa fjalë për Dritën para udhëtimit të vështirë në Gjilan!

Kualifikimi në çerekfinale të Kupës së Kosovës ka motivuar skuadrën e Llapit që të kërkojë fitoren edhe në hapje të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në futboll, që nis të shtunën. Do të ishte një tjetër fitore e madhe për llapjanët, që përballë do të kenë kampionen aktuale dhe lideren e klasifikimit, Dritën.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se ekipi i tij është i gatshëm për fillimin e stinorit pranveror, por ka pranuar se ekipi është pak i lodhur pas 120 minutave lojë kundër Ballkanit. Në dy ndeshjet e luajtura në stinorin vjeshtor, Drita ka bilanc pozitiv ndaj Llapit, pasi e ka mposhtur dy herë. Në Gjilan, Drita fitoi 1:0, kurse në Podujevë fitoi me shifrat 2:1.

“Drita ka një super ekip, kurse ne ditë më parë e kemi pasur një ndeshje shumë të vështirë dhe jemi munduar të rigjenerohemi për të qenë plotësisht të gatshëm për duelin e parë të pranverës. Megjithatë, ngarkesa ishte e madhe për shkak të ritmit të lojës për 120 minuta kundër Ballkanit dhe jemi paksa të lodhur. Por në udhëtojnë për të shfaqur një lojë të mirë që të marrim një rezultat pozitiv”, është shprehur Batatina për “Kohën”.

 

“E kemi parasysh se përballemi me kampionin në fuqi dhe na pret një ndeshje shumë e vështirë. Besoj se jemi të gatshëm për ta dhënë maksimumin si në çdo ndeshje tjetër. Duhet pranuar që Drita ka cilësi brenda ekipit dhe është skuadra me përvojën më të madhe në Superligë”.

Dueli ndërmjet Dritës dhe Llapit zhvillohet të dielën me fillim nga ora 13:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Superliga e Kosovës: Rënditja tabelare pas xhiros së 23-të

Sport

Superliga e Kosovës: Mbyllet me këtë rezultat ndeshja, Feronikeli – Drita

Sport

Ja rezultatet komplete në Ligën e Parë

Sport

SUPERLIGA LIVE: Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultatë