Sport

Batatina i mbështet djelmoshat e Kosovës në një mënyrë të veçantë

Sonte me fillim nga ora 20:45, do të zhvillohet takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.

Kosova do të ketë ndeshjen e vështirë para veti, pasi me fitore do të jetë një hap afër kualifikimit në Evropian, shkruan IndeksOnline

Ndërkaq, për këtë ndeshje të madhe ka reaguar edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ku në stërvitjet e sotme me skuadrën e tij, u paraqit me fanellë të Kombëtares së Kosovës, kjo si shenjë e përkrahjes për ta sonte.

“Sot një ndryshim në dukjen time në seancën stërvitore të skuadrës, ku sot u paraqita me rekuizitën me numër 9 të Kosovës, gjithmonë në mbështetje të vazhdueshme të djelmoshave të Kombëtares së Kosovës! #forcaKosova na nderoni sonte me fitore! T.B

P.S në foto me Rrahimin, djalin e Presidentit të klubit, futbollistin e ardhshëm të Llapit në një të ardhme të afërt”.

Postime të ngjajshme
Sport

EKSKLUZIVE: Trepça ’89 transferon sulmuesin e Gjilanit

Sport

Rikthehet mbrojtësi shqiptar, gati për debutim në Serie A

Sport

Formacionet zyrtare: Celtic – Milan

Sport

Prince: Kosova është vend i bukur me njerëz të sjellshëm, nuk kam frikë nga përballja me Dakun