Sport

Batatina flet para sfidës me Shkupin

Llapi të enjten do të kërkojë kualifikimit ndaj Shkupit në Ligën e Konferencës.

Kjo përballje që i takon raundit të parë në garën e re të UEFA-s zhvillohet në stadiumin “Fadi Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina në një konferencë për gazetarë ka folur për rikthimin e tifozëve në stadiume, pikërisht në këtë duel.

“Mendoj që për mua si trajner është një ndjenjë e veçantë, nesër rikthehen tifozët në tribuna janë ata që ne luajmë për ta, që të na përkrahin. Rikthimi i tifozëve është një epokë e re e historisë, jemi të parët që i kthejmë në tribuna dhe nuk ka qenë e lehtë”, deklaroi Batatina.

“Nesër duhet të mos bëjmë gabime, duhet të sakrifikojmë, sepse e kemi marrë mbi supe këtë barrë. Qeveria tani edhe lejoi 30% të tifozëve, falenderojmë Albin Kurtin dhe kabinetin e tij. Është një e arritur e madhe. Sporti i largon nga ngarkesa njerëzit dhe i rikthen tek aktivitetet. Nesër do të ketë spektakël në stadiumin historik “Fadil Vokrri”, siç na dhuron emocione kombëtarja, shpresojmë të japim edhe ne, sepse tani përfaqësojmë të gjithë Kosovën”, shtoi Batatina.

Postime të ngjajshme
Sport

Eksperti i jep shpresë Eriksenit: Mund të luajë me një kusht

Sport

Astrit Selmani, i pari që e realizon “hat-trick” në Conference Leauge

Sport

“Bombardon” përsëri Muriqi, realizon gol të bukur në miqësore me Lazion

Sport

EKSKLUZIVE: Agon Llugiqi bëhet me ekip të ri