Sport

Batatina: Besfortit urime për tri pikët që ia dhuroi Ballkanit

Ballkani e ka fituar derbin e javës së 31-të ndaj Llapit, duke vazhduar kështu edhe kryesimin në tabelë, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit në Suharekës përfundoi me rezultatin 1-0.

Trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina, pas ndeshjes për mikrofonin e “Art Sport” tha se skuadrën e tij e mposhtën gjyqtarët dhe jo Ballkani.

“Te Llapi ka shkuar gjithçka mirë, e kemi ditur se do të jetë në ndeshje e fortë. Kanë kërkuar të luajnë futboll, dhe kemi luajtur futboll. Nuk na mposhti Ballkani por na mposhtën arbitrat. E vetmja mundësi ishte që të na largonin Januzin nga ndeshja për të na mposhtur. Nuk u akordua as penalltia në favorin tonë. Mendoj se arbitri ka ndikuar në rezultat dhe ia ka dhuruar direkt pikët Ballkanit. Gjithçka ka qenë kundër Llapit dhe kjo është e papranueshme. Kjo nuk është në dobi por në dëm të futbollit” – tha Batatina, duke shtuar: “Besfortit urime për tri pikët që ia dhuroi Ballkanit”.

Postime të ngjajshme
Sport

Jo vetëm Mourinho, një tjetër emër i madh i futbollit mund të zbarkojë në Romë

Sport

Prishtina dhe Llapi kanë siguruar tashmë daljen në Evropë, ja sa para do t’i fitojnë

Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të