Sport

Batatina ankohet për topat

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është ankuar për organizimin në fillim të sezonit të ri të Ipko Superligës së Kosovës, duke theksuar se topat me të cilat skuadrat po luajnë janë të ndryshëm, gjë që nuk haset te kampionatet më të mëdha evropiane.

Sonte në emisionin “Favorit” janë të ftuar trajneri i Llapit, Tahir Batatina, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi dhe sulmuesi kosovar i Feronikelit, Astrit Fazliu.

Batatina dhe Llapi ishin kritik ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe kryetarit të kësaj Federate, Agim Ademit, gjatë sezonit të kaluar, veçanërisht sa i përket shpërndarjes së parave të të drejtave televizive, të cilat nisën akuzat se FFK-ja u dha premi futbollistëve të Prishtinës për ta mposhtur Llapin.

FFK-ja i mohoi këto akuza edhe përmes një konference për media, duke sqaruar se bëhej fjalë për paratë e të drejtave televizive, të cilat Federata ua jep klubeve kurdo që kanë nevojë dhe i kërkojnë ato.

Batatina e ka kritikuar për keq-organizim edhe këtë sezon FFK-në, mirëpo duke theksuar se ankesat e tyre bëhen me qëllim për ta përmirësuar futbollin kosovar. Këtë herë, ai u shpreh i pakënaqur me topat me të cilët po luajnë klubet në fillim të këtij sezoni.

“Federata i ka marrë të gjitha masat që kampionati të shkojë sa më mirë. Por, ajo që më ka rënë në sy, një organizim jo i mirë qysh në fillim të kampionatit, klubet po luajmë dikush me topa të Nike e dikush të Adidasit e dikush me topa të stërvitjeve”, tha Batatina në “Favorit”.

“Ka pasur kohë dhe është dashur të merren masat që kampionati të nisë mbarë, të luajmë me topa të mirë dhe të mos dalim qesharak. Është viti i dytë që s’është gjallë Fadil Vokrri dhe ne të luajmë menjëherë me topa të tjera”.

Fadil Vokrri kishte qenë president i Federatës së Futbollit të Kosovës që nga 16 shkurti i vitit 2008 deri në vdekjen e tij, më 9 qershor të vitit të vitit 2018. Pozitën e tij tani e mban Agim Ademi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv