Sport

Bastorja e famshme publikon statistikat më mbresëlënëse të “Dardanëve”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Bastorja e famshme sportive, Bet 365, i ka publikuar disa statistika më mbresëlënëse të Kosovës, të cilat e shfaqin formën e mirë të ekipit kombëtar, që s’ka pësuar disfatë që 15 ndeshje.

Ekipi kombëtar i Kosovës arriti të sigurojë fitore të rëndësishme, me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Republikës Çeke, e cila u zhvillua sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

“Grupi A i kualifikimeve në EURO: Anglia – e katërta në botë, Republika Çeke – e 43-ta në botë, Mali i Zi – i 55-ti në botë, Bullgaria – e 60-ta në botë. Kosova rangohet e 120-ta në botë, mirëpo e kryeson grupin me një ecuri rekorde për ndeshje të zhvilluara pa disfatë. Çfarë skuadre”, shkruan Bet365.

“Ndeshje ndërkombëtare të zhvilluara pa disfatë: Kosova – 15; Portugalia – 10; Danimarka – 10; Italia – 9; Spanja – 6; Belgjikë – 5. Ekipi kombëtar në formën më të mirë në Evropë”.

“Dokumente – Kosova – Bernard Challandes – Disfata – Ky folder është i zbrazët”.

Fitorja e sotshme e “Dardanëve” jo vetëm që e vazhdon ecurinë e ndeshjeve pa disfatë në 15 të tilla, por edhe ia jep Kosovës tri pikë të rëndësishme në ëndrrën për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020, raporton Gazeta Express.

Nga gjithsej katër ndeshje të zhvilluara deri më tani, Kosova i ka siguruar dy fitore – kundër Çekisë dhe Bullgarisë – dhe dy barazime – kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Anglia radhitet e dyta në Grupin A, pas Kosovës, megjithatë xhiron e kësaj ndeshjeje anglezët po e zhvillojnë për momentin kundër Bullgarisë.

Kosova do ta vazhdojë ëndrrën për kualifikim në EURO 2020 të martën, kur do të përballet me Anglinë në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”.

Megjithatë, Kosova e ka edhe një rrugë të dytë për ta siguruar pjesëmarrjen në Evropian, përmes play-offs të Ligës së Kombeve, ku në gjysmëfinale do të takohet me Maqedoninë, e në finale mund të përballet me Bjellorusinë ose Gjeorgjinë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv