Sport

Bastiset shtëpia e ish-yllit të Gjermanisë dhe Realit, dyshohet për pornografi me fëmijë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Policia gjermane e ka bastisur shtëpinë e ish-përfaqësuesit të ekipit kombëtar gjerman, Christoph Metzelder, i cili dyshohet për trafikimin dhe posedimin e pornografisë me fëmijë.

Zyrtarët policorë i kishin kërkuar 38-vjeçarit t’i shoqërojë ata në shtëpinë e vet nga shkolla e futbollit Hennef në Hamburg, ku ndodhej ai për të kompletuar një kurs për trajner, transmeton Gazeta Express.

Sipas gazetës gjermane Bild, policia e ka nisur hetimin ndaj ish-yllit të Real Madridit pas ankesës nga një grua, e cila thuhet të ketë pasur një lidhje me Metzelder.

Ajo i ka ofruar policisë fotografi dhe video të ndryshme me përmbajtje pornografike, të cilat pohon se Metzelder ia kishte dërguar në WhatsUp.

Metzelder luajti për Real Madridin nga viti 2007 deri më 2010, si dhe pati 47 paraqitje për Gjermaninë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv