Sport

Bashkim Ajdini ende po e pret ftesën e Kombëtares së Kosovës

Bashkim Ajdini ‘Renneke’ para dy dite është rikthyer në formacion te skuadra e Vfl Osnabruck – pas lëndimit një mujor.

Ajdini po kalon në një formë të shkëlqyer në Bundesliga 2. IndeksOnline ka kontaktuar me agjentin e Ajdinit, Driton Ajdini dhe ka biseduar rreth së ardhmës së lojtarit.

Futbollisti shqiptar do ta mbyllë sezonin në Osnabruck edhe pse pati oferta nga klubet e ndryshme gjatë mini-afatit të janarit.

Po ashtu agjenti i Bashkimit tregoi se lojtari ende s’ka pasur asnjë bisedim me Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Ende s’kemi pasur bisedime me Federatën e Futbollit të Kosovës”, ka thënë Driton Ajdini, agjenti i futbollistit.

Mbrojtësi anësor, 28-vjeçar gjatë këtij sezoni ka luajtur 12 ndeshje dhe ka shënuar një gol.

Kujtojmë që karrierën futbollisti shqiptar e nisi në Bielefeld, për të vazhduar më pas në klubin, Sonnenhof-Gr dhe tani në Osnabruck.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëmbi thumbon disa lojtarë të Ballkanit pas humbjes

Sport

Batatina me deklaratë epike

Sport

SUPERLIGA: Kështu duket klasifikimi pas dy ndeshjeve të sotme

Sport

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!