Lajme

Bashkatdhetarëve nuk po u mjafton pritja e gjatë në Merdare, tash kanë edhe një hall tjetër

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Bashkatdhetarët në Kosovë janë në pritje të gjata për më shumë se tre orë në pikën kufitare me Serbinë. E sikur të mos mjaftonte kjo, shqiptarët që kanë marrë rrugën për perëndim nuk po kanë as tualete në pikat kufitare, e madje ky problem është që disa muaj.

Pritja e gjatë ka bërë që në redaksinë e Gazetës Express të vijnë telefonata të shumta të bashkatdhetarëve të cilët ankohen se të paktën në anën e territorit të Kosovës nuk po gjendet një zgjidhje për këtë problem.

E për këtë, bashkatdhetari që jeton në perëndim tha se për ta është i papranueshëm fakti që tualetet janë të mbyllura për disa muaj. E autoritetet kosovare janë arsyetuar se nuk janë të pastra ose është bllokuar ndonjë kanal.

“Vetëm në territorin e Kosovës nuk na i hapin tualetet. Janë të mbyllura” tha ai duke shtuar se “Janë gënjeshtra se gjoja është e papastër ose bllokuar ndonjë kanal”.

E këtë ankesë, ata po e bëjnë për shkak se Kosova është vendi i tyre, e madje janë edhe në gjendje të investojnë nga paratë e xhepit të tyre për ta bërë një zgjidhje.

“Kosova është vendi jonë. Jemi edhe në gjendje vetë të paguajmë nëse është nevoja për ndonjë ndërtesë (për ta zgjidhur problemin e tualeteve në kufi” tha bashkatdhetari që jeton në shtetet perëndimore.

Pritjet e gjata po shkaktohen nga pala serbe, por pala kosovare siç duket nuk ofron të paktën një ndihmë për nevojat elementare njerëzore. /GazetaExpress/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat