Lajme

Basha iu përgjigjet akuzave për “Shtëpinë e Verdhë” dhe për kasetën e masakrës në Krushë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se nuk do të bëhej kurrë pjesë e një loje që bëhet nga Beogradi sa i takon çështjes që lidhet me propozimin e maxhorancës, e cila ka kërkuar hetim parlamentar për raportin e Dick Marty.

Basha tha se ai nuk mund të përligj diçka që kërkohet nga Beogradi.

“Kjo është një tjetër çështje e mbyllur. Kujt i Intereson? Ky është shërbim i pastër që i bëhet Beogradit. Kurrë, kurrë nuk bëhem pjesë e shërbimit të Beogradit. T’i po kërkon që unë të përligj diçka që kërkohet nga Beogradi. Ballës dhe Ramës duhet t’i thuash që të ndalë këtë lojë të Beogradit. Akuzat janë hedhur poshtë. Kujt po i shërben ti? Me përpjekje për të ringjallur akuza?!”, tha Basha.

I pyetur për dëshminë e një qytetari, që ka thënë se ia ka dhënë një kasetë-dëshmi Lulzim Bashës si hetues për Masakrën e Krushës, tha se nuk e njeh personin që bën këtë deklaratë, duke shtuar se e gjitha është një përpjekje e kryeministrit Edi Rama, për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë, që po shohim përditë.

“Unë nuk e njoh këtë person që thotë se unë paskam pasur kasetë për masakrën e Krushës së Madhe dhe e fshinkam. Pse duhet ta fsheh këtë material kur janë publikuar momente nga Masakra e Krushës së Madhe.Këtu ka një dorë që fabrikon të dhënat. Kjo është përpjekje e ulët për të hequr vëmendjen nga skandalet e kësaj qeverie. Ditën që Thaçi e Krasniqi ishin në Hagë, Rama ishte me Vuçiç. Më shqetëson sjellja e kryeministrit të Shqipërisë ndaj Kosovës”, tha Basha.

Në lidhje me faktin se ai mund të ketë hetuar UÇK-në dhe të ketë drejtuar hetime për Shtëpinë e Verdhë, Basha deklaroi se nuk ka pasur asnjë provë të vetme për atë shtëpi.

Basha theksoi se është nip Kosove dhe se kur gjyshërit e tij iknin nga masakrat e serbëve, të afërmit e Edi Ramës shkonin në ish-Jugosllavi.

“Nuk ka pasur asnjë provë për të ashtuquajturën Shtëpi e Verdhë. Nuk e përmend askush në Europë, por e flet Rama dhe Ministria e Jashtme e Rusisë. Këto janë akuza të ricikluara. Sot Kosova ka nevojë për solidaritet e patriotizëm e jo për të ngulur thikën pas shpine.

Unë jam nip Kosove, një gjysh i imi është nga Mitrovica e gjyshja nga Gjilani. Jam rritur me tregimet e dhimbshme të masakrave serbe. Kam kontribuar për shtetin e Kosovës, për Rrugën e Kombit etj. Gjyshi im ka ikur nga Kosova nga masakrat serbe, ndërsa gjyshi i tij në atë kohë Spiro Koleka shkonte në ish-Jugosllavi. Edi Rama goditi interesat kombëtare, tradhtoi Kosovën”, tha Basha në News24.

Postime të ngjajshme
Lajme

Syla: Çika e Gani Gecit, babai i së cilës i ka dy vrasje të konfirmuara flet në Parlament për vrasje

Lajme

E zbulojnë shkencëtarët: Ky është ilaçi që parandalon përhapjen e COVID-19 për 24 orë

Lajme

Ia kritikoi vajzën, Gani Geci i reagon Kryeziut: Me ty merrëm unë

Lajme

Lajm i mirë për 7 komunat e Kosovës, futen në zonën e gjelbër!