Sport

Bartomeu e kritikon ashpër mesfushorin e Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka kritikuar ashpër mesfushorin brazilian Arthur Melo, duke e quajtur atë të padisiplinuar për shkak se refuzoi të kthehej nga Brazili për t’iu bashkuar shokëve të skuadrës në përgatitjet e tyre për Ligën e Kampionëve.

Arthur – i cili është shitur në Juventus në një marrëveshje shkëmbimi për Miralem Pjanicin që do të vijë në drejtimin e kundërt – e njoftoi Barçën se nuk do të kthehet nga Brazili për t’i ndihmuar në Ligën e Kampionëve që rinis këtë muaj, pavarësisht se detyrohet me kontratë.

Barcelona pritet ta gjobisë atë ashpër dhe presidenti i klubit thotë se vendimi i brazilianit është i papranueshëm dhe akti jodisiplinor.

“Është e papranueshme, është një akt jodisiplinor sepse ai nuk e ka asnjë arsye ta justifikojë moskthimin tek bashkëlojtarët tani që ne do të luajmë në Ligën e Kampionëve”, tha Bartomeu për Sport.

“Do të ketë sanksione dhe gjobë”, nënvizoi ai.“Ai nuk e dha asnjë arsye, vetëm tha se ishte vendimi i tij dhe se është në Brazil dhe nuk do të kthehet”, shtoi ai.

Arthur i bashkohet Juventusit pasi të përfundojë sezoni edhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa Pjanic do të kalojë në Barcelonë në të njëjtën kohë.

Postime të ngjajshme
Sport

‘Lutuni për Libanin’ – yjet shqiptarë të futbollit reagojnë në rrjete sociale për tragjedinë

Sport

Reagon Prishtina, tregon se a do të testohet pas kontaktit me kryeministrin Hoti

Sport

Përfundon ndeshja dramatike në Wembley, kjo skuadër i bashkohet Premierligës

Sport

Lampard fillon pastrimin, 10 lojtar mund të largohen nga Chelsea