Sport

Barcelona shkarkon nga pozita e trajnerit legjendën e klubit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Barcelona e ka shkarkuar Victor Valdesin me efekt të menjëhershëm nga pozita e trajnerit të grupmoshave U-19.

Mundo Deportivo raporton se ky vendim për ta shkarkuar spanjollin nga pozita që mbante ishte për shkak të përplasjes me Patrick Kluivert.

Valdes u rikthye në Camp Nou që ta merrte drejtimin e skuadrës së grupmoshave U-19, pesë vite pasi u largua nga klubi.

“FC Barcelona i ka thënë Victor Valdesit se nuk është trajner i grumposhave të reja dhe pjesë e klubit”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

“Artiga Franc, deri më tani trajner i grumposhave U-18 dhe pjesë e la Masia në që nga viti 2010, do të jetë në krye të grupmoshave U-19”, thuhet më tej.

Goal.com ka mësuar më tej se nuk ishte vetëm Kluivert që ka shprehur pakënaqësinë me sjelljen e Valdes, pasi edhe disa persona kishin të njëjta gjëra si brenda ashtu edhe jashtë fushës stërvitore.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv