Sport

Barcelona po largon dy futbollistë në orët e fundit të merkatos, njërin po e dërgon në PSG, tjetrin tek Benfica

Klubi i Barcelonës është duke punuar shumë në ditën e fundit të merkatos për të kompletuar disa transferime por edhe për të larguar disa futbollistë.

Sipas mediave në Spanjë, PSG është duke negociuar me Barcelonën për ta transferuar Rafinha Alcantaran, transmeton Indeksonline.

Në anën tjetër, Barcelona është duke tentuar ta shesë mbrojtësin francez, Todibo tek ekipi portugez, Benfica.

Barcelona po tenton ta shesë Rafinha Alcantaran për 16 milionë euro. Me këto para, do të transferohej Memphis Depay.

Postime të ngjajshme
Sport

Werder Bremen konfirmon një rast me COVID-19 në skuadër

Sport

ZYRTARE: Publikohet renditja e re e FIFA-s, kjo është pozita e Kosovës

Sport

Trajneri spanjoll drejton Kosovën për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Suedisë

Sport

“Cima” ka një dedikim për Munishin dhe lojtarët