Sport

Barcelona po e respekton maksimalisht Prishtinën, u bëjnë intervistë dhe reklamë

Skuadra e futsallit Prishtina ditën e sotme (e enjte) ka mbërritur në Barcelonë pas një fluturimi disa orësh për duelin e nesërm, shkruan “Zeri.info”.

Barcelona do të mirëpres skuadrën kosovare në raundin e 32 më të mirave në Ligën e Kampionëve të futbollit në futsal.

“Kaltërebardhët” nga Prishtina kanë mbajtur sonte një seancë stërvitore në “Palau Blaugrana”.

Katalunasit kanë treguar respekt maksimal për Prishtinën.

Stërvitjet e Prishtinës po i ndjeknin nga afër edhe gazetarët vendor të cilët madje kanë realizuar një intervistë me brazilianin, Alan Jefferson.

Këto janë pamjet që janë shpërndarë nga faqja zyrtare e klubit të futsallit Barcelona në Instagram:

Postime të ngjajshme
Sport

Këto janë ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë Prishtina në Turqi

Sport

Këta janë kundërshtarët që Drita do të përballet në ndeshjet miqësore në Turqi

Sport

Amir Prepolli, menaxheri dhe rehatuesi i klubeve kosovare në Turqi

Sport

McGregor para se të bëhej yll në UFC, luante si futbollist dhe e quante veten “makina e golave”