Sport

Barcelona nuk përfiton nga gabimi i Real Madrid, befasohet nga Getafe

Barcelona ka bërë një tjetër hap fals në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman, Barcelona ka pësuar humbjen e parë këtë sezon në La Liga.

Me rezultatin minimal 1:0, Barcelona ka parë veten të lëshojë tri pikë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Getafe.

Ishte minuta e 56’ kur Getafe fitoi një penallti dhe atë penallti e ktheu në gol Mata.

Barcelona tentoi deri në fund, por asnjë rast nuk u konkretizua me gol.

Kështu, Barcelona numëron shtatë pikë në katër ndeshje, kurse Getafe shkon në kuotën e 10 pikëve.

Postime të ngjajshme
Sport

Borussia Monchengladbach -Real Madrid, ky ishte lojtari i ndeshjes

Sport

Liverpool 2:0 Midtjylland, notat e lojtarëve

Sport

Liverpool bën detyrën përballë Midtjylland

Sport

Real Madrid i shpëton humbjes së dytë në Ligën e Kampionëve