Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Barcelona ka mbetur jashtë Ligës së Kampionëve duke mos arritur të kalojë grupin.

“Katalunasit” pësuan humbje 3-0 nga Bayern Munichu në ndeshjen vendimtare për fatin e tyre, shkruan FrontOnline.

Barcelonën vetëm fitorja në “Allianz Arena” ia siguronte kalimin tutje, por Bayern Munich tregoi forcën duke e mposhtur bindshëm.

Thomas Muller në minutën e 34-të hapi serinë e golave për gjermanët.

Dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë, Sane me gol fenomenal nga distanca dyfishoi shifrat.

Pjesën e dytë e nisën më mirë bavarezët që shënuan edhe golin e tretë. Musiala në minutën e 62-të “fundosi” klubin katalunas.

Nga Grupi E kalojnë tutje Bayern Munichu nga pozita e parë me 18 pikë, ndërsa i dyti është kualifikuar Benfica me tetë pikë, një më shumë se Barcelona.

Këta të fundit garat do t’i vazhdojnë në Ligën e Evropës.

Related posts
Sport

Distria Krasniqi mëson kundërshtaren për finale – kjo është koha dhe mënyra si mund ta ndiqni finalen

Show BizzSport

Kjo është befasia që Cristiano ia bë Georginën në mes të Dubait

Sport

Me dy gola të shënuar mbyllet ndeshja miqësore Llapi – Neftchy

Sport

Distria Krasniqi në gjysmëfinale

Leave a Reply

Your email address will not be published.