Sport

Barcelona në kërkim të një sulmuesi, tre opsione në listë

Barcelona në afatin e ardhshëm kalimtar të janarit kërkon një sulmues dhe në listën e shkurtër ka treshen e Premierligës.

Tani, nën urdhrat e Xavit, Barcelona pritet të bëjë disa transferime me presidentin Joan Laporta, që preferon disa yje, por që janë të lira, transmeton lajmi.net.

Sipas Marca, katalunasit janë duke shikuar Edinson Cavanin e Man United, Raheem Sterling te Man City dhe Timo Werner e Chelseas.

Dëshira për një sulmues erdhi pasi Sergio Aguero u lëndua dhe do mungojë për disa muaj, derisa Martin Braithëaite është gjithashtu i lënduar, kurse Luuk de Jong pritet të shitet.

Barcelona është e interesuar për këta tre yje të Premierligës, që nuk janë duke zhvilluar shumë minuta këtë sezon, me Sterling që ka zhvilluar 376 minuta, derisa Werner dhe Cavani kanë fituar katër, respektivisht dy ndeshje si titullar.

Uruguaiani në të kaluarën ka treguar se është i hapur për idenë e kalimit në “Camp Nou”, derisa edhe Man United nuk do ta pengojë.

Related posts
Sport

Ofendoi gjyqtarin, dënohet Nderim Nexhipi

Sport

Kalvin Phillips bën zgjedhjen mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit

Sport

Dhjetë klubet me vlerën më të madhe

Sport

Faza e grupeve në Ligën e Evropës përmbyllet sonte: Këto janë 16 ndeshjet, vëmendja në Napoli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *