Sport

Barcelona ka një vendim paraprak për Koeman

Ronald Koeman do të qëndrojë në stolin e Barcelonës edhe në ndeshjen e së enjtes, kundër Cadiz në stadiumin “Ramon de Carranza”.

Pavarësisht nga dështimi i ri kundër Granadës dhe zërave për një shkarkim të mundshëm të trajnerit holandez, sipas burimeve të klubit katalanas, të cilave iu referohet “Mundo Deportivo”, nuk do të ketë asnjë lëvizje deri pas ndeshjes së radhës.

Pra, konfirmohet trajneri holandez edhe të enjten në stolin blaugrana, pavarësisht startit tepër zhgënjyes të sezonit të ri.

Në fakt, barazimi i fundit ndaj Granada në “Camp Nou” e ka vendosur Laporta-n në një situatë të ndërlikuar dhe tani shkarkimi i holandezit merret në konsideratë.

Sipas lajmeve të fundit, listës prej 3 trajnerëve kandidatë si Conte, Pirlo dhe Xavi, i shtohet edhe Philip Cocu, që në sezonin e shkuar drejtoi Derby County në ligën e dytë angleze.

Sipas gazetarit Gerardo Moreno, megjithatë, Laporta preferon Andrea Pirlon, qe sezonin e kaluar drejtoi Juventusin.

Postime të ngjajshme
Sport

U rrit në La Masia, rrëfehet Balliu: Ja pse u largova nga Barcelona

Sport

Carabao Cup kthehet me tri sfida, vëmendja në "Stamford Brigde"

Sport

Veprim i mirë nga Rashica, viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Sport

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, Llapi – Kosova Düsseldorf