Sport

Barcelona ia del pa Messin, mposht Juventusin dhe fiton trofeun “Gamper”

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Juventusit, ndeshje e vlefshme për trofeun “Gamper”.

Katalunasit ia dolën të triumfojnë ndaj italianëve me rezultat 3 – 0, shkruan lajmi.net.

Pas vetëm tre minutave lojë, sulmuesi Memphis Depay në mënyrë të shkëlqyeshëm pranoi topin nga Demir dhe lehtësisht realizoi për 1 – 0.

Juventus pastaj filloi të sulmonte duke rrezikuar përmes Cristiano Ronaldos, gjuajtja e së cilit u ndal nga Neto.

Barcelona gjeti edhe dy gola përmes Demir, respektivisht Griezmann, mirëpo u anuluan për pozitë jashtë loje.

Kësisoj, pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të blaugranasve.

Ndërsa, edhe në pjesën e dytë, Barcelona ishte më kërkuese dhe gjeti golin përmes sulmuesit Martin Braithwaite (53′).

Në minutën e 78-të në ndeshje u inkuadrua edhe shqiptari Rey Manaj, që provoi të gjente golin dhe bëri disa pasime të shkëlqyera, por i pafat.

Derisa pritej fishkëllima e fundit e arbitrit, në skenë doli Riqui Puig që shënoi supergol nga distanca (90+2).

Kësisoj, Barcelona fitoi trofeun “Gamper”, derisa ishte sfida e fundit parapërgatitëse para edicionit 2021/22.

Postime të ngjajshme
Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti

Sport

Suedi – Kosovë, për vetëm tri orë rekord i shitjeve të biletave

Sport

Caktohen gjyqtarët për javën e katërt në Ligën e Parë

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 5-të, Çaka përsëri në kryendeshje