Sport

Barcelona dënohet për transferimin e Griezmannit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Federata spanjolle e futbollit ka dënuar skuadrën e Barcelonës mbi transferimin e Antoine Griezmann nga Atletico Madrid.

Kampionët e La Liga kanë transferuar Antoine Griezmann nga Atletico për 120 milionë euro, gjatë kësaj vere, por marrëveshja u komplikua për shkak të klauzolës së tij.Klauzola e francezit kishte vlerën e 200 milionë eurove dhe ra në 120 milionë vetëm pas 1 korrikut (12 ditë më vonë Barca nënshkruante me të).

Atletico kishte akuzuar katalanët duke insistuar se marrëveshja me lojtarin ishte arritur para datës 1 korrik, duke kërkuar që Barca të paguajë edhe 80 milionë euro.

Sipas raportimeve të gazetarit spanjoll, Alfredo Martinez, federata ka detyruar ‘Blaugranat’ që të paguajnë 300 euro. Sigurisht, kjo shifër është jashtëzakonisht e ulët krahasuar me fuqinë ekonomike të skuadrës katalane.

Griezmann ka shënuar tri gola në gjashtë ndeshjet e para me Barcelonën, dy prej të cilave në ‘Copa del Rey’.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv