Sport

Barça merr lajmin e madh, ylli i skuadrës kthehet në stërvitje pas 6 muajsh

Ousmane Dembélé mori pjesë këtë mëngjes, pas gati gjashtë muajsh mungesë, për shkak të dëmtimit të tij dhe operacionit pasues, në një pjesë të stërvitjes së Barçës, me qëllim përgatitjen për ndeshjen e rëndësishme të 8 gushtit kundër Napolit, në “Camp Nou”.

Një lajm i mirë nga ylli francez, edhe pse gjithçka tregon se kthimi i tij duhet të llogaritet për sezonin e ardhshëm. Stfia teknik do të evitojë çdo rrezik me rikuperimin e tij.

Pavarësisht kësaj, vetë lojtari dëshiron ta ndihmojë Barçën, nëse kualikohet më tej në Ligën e Kampionëve. Prandaj, prania e tij, më në fund, me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës është një lajm i mirë nga kampi katalanas.Francezi Antoine Griezmann, gjithashtu mori pjesë në stërvitjen e këtij mëngjesi. Trajneri Setién shpreson ta ketë gati kampionin e botës, nëse shërohet plotësisht nga dëmtimi, për ndeshjen kundër ekipit napolitan. Në seancën e sotme stërvitore morën pjesë gjithashtu Iñaki Peña, Mingueza, Reis, Jandro, Monchu, Konrad, Riqui Puig dhe Ansu Fati nga Barça B.

Postime të ngjajshme
Sport

Fantastike: Stadiumi i klubit nga Prishtina bëhet me reflektorë

Sport

Presidenti i klubit nigerian ka një porosi për Otto John pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Agim Ademi zbulon fatin e komisioneve të FFK’së

Sport

Rikthehet Europa League, sot zhvillohen katër ndeshje interesante