Sport

Barazimi i dytë rresht për skuadrën e tij, kjo është deklarata e Bekim Isufit

Ka ardhur barazimi i dytë radhazi për Ballkanin, teksa sot ka luajtur pa gola 0-0 me Feronikelin në Suharekë.

E për këtë barazim, pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i suharekasve, Bekim Isufi.

Tekniku gjilanas i Ballkanit u shpreh se ndaj këtyre skuadrave që mbrohen nëse nuk shënon herët atëherë bëhet gjithnjë e më e vështirë.

“Ndaj këtyre skuadrave nëse në fillim nuk e hap ndeshjen pastaj është e vështirë. E pamë edhe me Malishevën dhe pastaj vjen presioni që me çdo kusht të vish deri te goli”.

“Hasëm në vështirësi ndaj një kundërshtari që vjen të marrë më të mirën duke u mbrojtur. Ne është dashur të ishim më të qetë në finalizim, por nuk ia dolëm”, ka thënë Isufi.

Postime të ngjajshme
Sport

U rrit në La Masia, rrëfehet Balliu: Ja pse u largova nga Barcelona

Sport

Carabao Cup kthehet me tri sfida, vëmendja në "Stamford Brigde"

Sport

Veprim i mirë nga Rashica, viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Sport

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, Llapi – Kosova Düsseldorf