Sport

Barazimi dramatik ndaj Greqisë, vjen reagimi nga Bernard Challandes

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka dalur duarthatë nga stadiumi “Fadil Vokrri” sonte.

Në Prishtinë, Kosova ishte nikoqire e Greqisë sonte në kuadër të kampanjës eliminatore për “Katar 2022”, raporton FrontOnline.

Ndeshja e vlefshme për grupin B u mbyll me rezultat 1:1.

Pas ndeshjes, ka reaguar trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.

“Kemi merituar më shumë, e ndjej këtë. Kemi humbur dy pikë, por nuk ishte e lehtë të luash ndaj një skuadre të tillë”, ka thënë Challandes në RTK, përcjell FrontOnline.

“Ata luajnë shumë shpejt me top dhe janë të mirë në mbrojtje. Nuk është e lehtë ta fitosh topin ndaj Greqisë. Nuk mund të jemi të zhgënjyer me barazimin”, tregoi ai.

“Nganjëherë kemi pasur probleme me pasimin e fundit dhe situata jonë standarde nuk ka qenë e mirë. Kemi ndryshuar paksa strategjinë dhe kemi luajtur vertikalisht. E kemi analizuar ndeshjen ndaj tyre në shtatorin e vitit të kaluar, kur ishim shumë keq. Kishim luajtur keq”, shtoi trajneri zviceran.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane