Sport

Barazhi i Superligës LIVE: Shënohet goli i parë në ndeshjën, Trepça ’89 – Dukagjini

Sot zhvillohet ndeshja vendimtare e barazhit, e cila përcakton skuadrën që luan në Superligë gjatë edicionit të ardhshëm.

Dukagjini kërkon promovimin në Superligën e Kosovës, ndërsa Trepça ’89 do të kërkojë të shmang rënien nga liga elitare e Kosovës.

Dukagjini arriti të mposht Flamurtarin në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë të Kosovës me rezultat 2-1 dhe me këtë fitoi mundësinë e një ndeshje për Superligë.

Në anën tjetër Trepça ’89 pas një sezoni me turbulenca, u ndal në vendin e tetë, që i bije të luajë në barazh.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë dhe fillon në ora 16:00.

LIVE Trepça ’89 – Dukagjini 1-0

30’ GOOOOOL: Adenis Shala e kalon ‘89-shin në epërsi pas një aksioni fantastik nga mitrovicasit.

26’ Muja (T’89) nis një top të bukur brenda zonës, por asnjë bashkëlojtar nuk gjendet aty.

23’ ndeshja vazhdon të jetë aktive në të dy anët e fushës, por pa ndonjë rast të mirë shënimi.

14’ Muja(‘89) lëshon rast të artë me kokë pas harkimit maestral nga Pllana.

07’ Harkim i mirë në zonën e ‘89-shit por largon Tofilovski.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Tofiloski; Pllana, Berisha, Mashau, Ard. Muja, Nimani, Darwish, Arb. Muja, Shala, Mphakamiseni.

Dukagjini: Muhaxhiri; Basri, Syla, Kutllovci, Gashi, Hasanaj, Jashanica, Millaku, Merlaku, Osmani, Mulaj.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë

Sport

Mourinho i çmend tifozët e Romës, po e transferon yllin nga Real Madridi!

Sport

Ky lojtar largohet nga Trepça ’89