Sport

Balotelli largohet nga Serie A dhe Brescia

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Mario Balotelli ka vendosur të largohet përsëri nga Serie A dhe nga skuadra e tij Brescia.

Thirrjet raciste kanë ndikuar që sulmuesi italian të marrë vendim për tu larguar nga futbolli italian.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në kampionatin turk, pasi është gjiganti nga Stambolli, Galatasaray që po insiston për transferimin e tij.

Mediat italiane dhe ato turke kanë raportuar se drejtuesit e klubit kanë kontaktuar tanimë agjentin e Balotellit, Mino Raiola.

Mario Balotelli. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Super Marios i ka pëlqyer ideja për t’iu bashkuar Galatasarayt ku do të bëhej partner i sulmit me Radamel Falcaon.

Gjithsesi problemi mbetet kontrata e lojtarit me Brescian, pasi Galatasaray nuk është e gatshme të paguajë më shumë se shtatë milionë euro për Balotellin.

29-vjeçari nëse transferohet në futbollin turk, atëherë Galatasaray do të ishte skuadra e shtatë në karrierë pasi më parë ka luajtur edhe për Interin, Manchester Cityn, Milanin, Liverpoolin, Nicen dhe Olympique Marseillen. /T/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv