Lajme

Balotazhi në Drenas, ky është qëndrimi përfundimtar që vjen nga LVV-ja

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Drenas nuk e mbështet asnjërin subjekt politik që do të garojë në balotazh.

Sipas deklaratës së VV-së në Drenas, ata vlerësojnë që votuesit e tyre të vendosin vetë se si do të veprojnë më 14 nëntor.

“Ne besojmë që votuesit e Lëvizjes në çdo rrethanë politike të krijuar, interesin e përgjithshëm qytetarë e kanë qëllim në mendje e dëshirë në zemër”, thuhet në demlaratë.

Deklarata e plotë:

Të dashur qytetarë, përkrahës dhe aktivistë, Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ne garuam me kandidatë të ndershëm e profesionistë, me program të drejtë e zhvillimor.

Pavarësisht ofertës tonë konkrete dhe garës korrekte, nuk arritëm të sigurojmë pjesëmarrjen në balotazh. Besimin që na keni dhënë, na ka rritur në masë dhe peshë politike, por jo mjaftueshëm për të bërë ndryshimin e vërtetë pas dy dekadave keqqeverisje.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Drenas nuk mbështet asnjërin subjekt politik që do të garojë në balotazh. Por, vlerësojmë që votuesit tanë të vendosin vetë se si do të veprojnë më 14 nëntor. Ne besojmë që votuesit e Lëvizjes në çdo rrethanë politike të krijuar, interesin e përgjithshëm qytetarë e kanë qëllim në mendje e dëshirë në zemër.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Drenas do të vazhdojë të kontribuojë në të gjitha format për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve të komunës sonë. Këshilltarët Komunalë nga radhet tona do të jenë zë i fuqishëm në Kuvendin Komunal për të gjithë qytetarët pa dallim. Përfaqësuesit tanë në organin më të lartë vendimmarrës komunal do të ushtrojnë mandatin duke qenë aktiv dhe të vendosur. Opozitarizmi konstruktiv është detyra e jonë kryesore deri sa të kemi mundësinë për të qeverisur me Komunën e Drenasit.

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Drenas 05.11.2021

Related posts
Lajme

Sallahu tregon pse nuk u takua me Hashim Thaçin e Kadri Veselin gjatë vizitës në Hagë

Lajme

A do të lehtësohen masat për festat e fundvitit?

LajmeShow Bizz

Pak orë pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi bën një koment në rrjetet sociale

Lajme

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë dhe të enjte, temperaturat zbresin nën zero

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *