Sport

Ballkani – Vitia: Ky është rezultati i miqësores

Ballkani, e ka zhvilluar edhe një ndeshje parasezonale para nisjes së edicionit të ri, shkruan Gazetasheshi.com.

Portokallinjët në stadiumin e “Qytetit”, në Suharekë, e kanë mirëpritur skuadrën e Ligës së Parë, Vitinë.

Therandasit në këtë takim kanë fituar me rezultat prej 4:2. Golat e fitores për të besuarit e Bekim Isufit, i kanë realizuar Nazmi Gripshi, Ermal Krasniqi, Blendi Baftiu dhe Bleon Sekiraqa.

Në përballjen e këtyre dy skuadrave është testuar edhe sistemi teknologjik VAR. Kujtojmë që ndeshjen e radhës Ballkani e zhvillon me 13 gusht ndaj Gjilanit.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane