Sport

Ballkani vazhdon me fitore, Munishi kërkon përmirësime në këtë repartë

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi është ndarë i kënaqur me skuadrën pas fitores ndaj Drenicës.

“Xhebrailat” fituan me rezultat të ngushtë 1 – 2, fal golave të Krasniqit dhe Dakut.

Pas ndeshjes, Munishi theksoi se iu duhen përmirësime në anën defensivë, por objektivi u përmbush meqenëse kërkuan pikët e plota.

“Për ne objektivi ishte të marrim tre pikë. Kemi nevojë të ushtrojmë fazën defensive, prandaj edhe u mbyllëm në pjesën e dytë”, tha Munishi.

“Nuk luajtëm në mbrojtje pasi që kemi shumë skuadra mbrapa dhe jemi në presion, por kemi pasur të bëjmë me një skuadër të mirë si Drenica, kemi përgatit skuadrën të jemi të ekuilibruar. Ishim duke fituar 2-0 andaj deshëm dhe të ruajmë rezultatin në pjesën e dytë”, deklaroi ai për ArtSport.

Ballkani momentalisht është lider i vetëm në tabelë me 32 pikë të tubuara.

Postime të ngjajshme
Sport

Armando Broja gjen sërish golin

Sport

Vendoset se në sa shtete do të luhen ndeshjet e Euro2021

Sport

Ibrahim Dreshaj tregon klasin e tij, asiston në golin e dytë të Heerenveeen ndaj Feyenordit

Sport

Burreli i Samuel Nikajt triumfon pastër ndaj 2 Korrikut në Durrës