Sport

Ballkani sfidohet nga elitarët e rinj të Arbërisë, ja historiku i tyre i përballjeve në rangjet më të ulëta

Arbëria ka patur debutim ëndrrash në kampionatin elitar të futbollit kosovar, teksa pas pesë javësh e gjen vetën në pjesën e sipërme të klasifikimit.

Skuadra nga Dobraja është përballur me disa nga kundërshtarët më të vështirë të Superligës, teksa të premtën më 16 tetor do të takohet me liderin FC Ballkanin.

“Stuhia e Kuqe” është ndeshur për herë të parë në histori me shumë nga skuadrat elitare, mirëpo përballja ndaj Ballkanit daton qysh nga edicioni i largët 2003/04, bën të ditur mediumi Gazeta “Olle”.

Këto dy skuadra janë ndeshur mes vete edhe 8 herë, teksa nga katër fitore u kanë takuar secilës skuadër.

Ndeshja në mes Arbërisë dhe Ballkanit luhet nesër me fillim nga ora 14:00, transmetohet LIVE në ArtSport 1.

Postime të ngjajshme
Sport

Arbnor Morina: Humbëm ndeshjen nga dy gabime

Sport

Nuhiu flet pas fitores ndaj Drenicës, ka disa fjalë për futbollistët e tij

Sport

Tahir Batatina: Iu kam thënë futbollistëve, nëse bijmë në Ligën e Parë…

Sport

Rezultatet e ditës në Ligën e Parë