Sport

Ballkani po synon transferimin e tre futbollistëve cilësor

Ballkani ka qenë befasia më e këndshme në Superligën e Kosovës për edicionin që lamë pas.

Skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi luftoi për titullin kampion dhe Kupën e Kosovës deri në fund të edicionit, por në fund nuk arriti të fitonte asgjë.

Megjithatë, që tani, klubi nga Theranda ka filluar të mendojë për edicionin e ardhshëm.

Tashmë, Ballkani ka prezantuar dy transferime, Kenan Haxhihamzën, ish-portierin e Gjilanit dhe Mevlan Zekën, ish-sulmuesin e Feronikelit.

Por, kjo nuk është e tëra pasi Ballkani është duke planifikuar t’i bëjë edhe disa përforcime këtë afat kalimtar.

Drejtori i Ballkanit, Avni Bytyçi në një intervistë me “Zerin” ka thënë se në mendje janë edhe dy apo tri transferime.

Image

“Tashmë kemi transferuar Haxhihamzën dhe Zekën. Ne si klub kemi analizuar situatën e transferimeve dhe do të bëjmë edhe dy apo tri. Më shumë nuk kemi nevojë”, deklaroi Bytyçi.

“Nuk jemi duke nxituar, jemi në kërkim të futbollistëve cilësor dhe me karakter, por besoj që do t’i arrijmë. Sigurisht, kjo kërkon kohë dhe shumë përqëndrim”, tregon më tej drejtori i Ballkanit.

Ndryshe, Ballkani e mbylli edicionin e kaluar në Superligën e Kosovës në vendin e tretë me 67 pikë të tubuara.

Postime të ngjajshme
Sport

Rikthehet Europa League, sot zhvillohen katër ndeshje interesante

Sport

Flasin statistikat: Amir Rrahmani më i miri në Serie A

Sport

Rikthimi i Ligës së Kampionëve: Gjithçka që duhet të dini

Sport

‘Lutuni për Libanin’ – yjet shqiptarë të futbollit reagojnë në rrjete sociale për tragjedinë