Sport

Ballkani në fillim të javës udhëton jashtë vendit për të vazhduar përgatitjet!

Skuadra e Ballkanit, është duke vazhduar përgatitjet për edicionin e ri të garave, shkruan Gazetasheshi.com.

Portokallinjët nën drejtimin e Bekim Isufit, nesër do të zhvillojnë edhe seancën e fundit stërvitore në Kosovë, para nisjes në përgatitje jashtë vendit.

Ekipi nga Suhareka, në fillim të javës do të niset në Mavrovë, atje ku edhe Gjilani është duke u përgatitur për sezonin e ri.

Postimi i plotë:

Skuadra po vijon me përgatitjet intensive për sezonin e ri. Paraditen e sotme, skuadra ka zhvilluar stërvitjen e radhës nën kujdesin e trajnerit Bekim Isufi teksa në fushë do të zbresë edhe pasdite.

Siç edhe ishte njoftuar më parë, ekipi ka kryer në ditën e fundit nga dy stërvitje në ditë teksa kjo i ka shërbyer skuadrës për tu ambientuar dhe për të arritur formën fizike.

Ekipi do të zhvillojë nesër stërvitjen e fundit në Kosovë dhe të dielën do të lihet pushim teksa ditën e hënë do të udhëtojë drejt Mavrovës për të nisur fazën përgatitore.

Kushtet klimatike në Mavrovë janë shumë të përshtatshme për të kryer fazën përgatitore dhe pikërisht për këtë arsye është zgjedhur kjo pikë.

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani konfirmon dy miqësoret e radhës

Sport

Dorëzohet Mourinho, e gjenë zëvendësuesin e Xhakës

Sport

Prishtina – Llapi: Mësohet data e zhvillimit të Superkupës së Kosovës

Sport

Drita nuk ndalet, transferon futbollistin e Kombëtares së Kosovës