Sport

Ballkani mposht Feronikelin

Sot (e diel) zhvillohen dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Të dy ndeshjet vlerësohen si derbi dhe pritet të jenë mjaft interesante.

Nga ora 13:00 në ‘Zahir Pajaziti’ të Podujevës do të takohen Llapi dhe Gjilani.

Kurse, nga ora 13:30 në stadiumin e qytetit në Suharekë takohen Ballkani dhe Feronikeli.

Zeri.info do t’iu mbajë të informuar për çdo gjë rreth këtyre dy ndeshjeve.

Llapi – Gjilani 3-1

90′ Përfundon ndeshja, Llapi regjistron fitoren e parë në stinorin pranveror.

90+’ Shabani realizon golin e tretë për llapjanët.

86′ Edhe Franc Veliu ndëshkohet me karton të verdhë.

85′ Sadriu ndëshkohet më të verdhë.

82′ Hajdari ndëshkohet me karton të verdhë.

78′ Ndihmës trajneri i Batatinës, Sunaj Keçi, ndëshkohet me të verdhë.

54′ Ngushtohet epërsia e vendasve, shënon Gerhard Progni për mysafirët.

50′ Prençi ndëshkohet me karton të verdhë.

47′ Vendasit dyfishojnë epërsinë, shënon Mentor Zhdrella.

45′ Nis pjesa e dytë

45′ Përfundon pjesa e parë me epërsinë minimale të vendasve.

34′ Useini gjuan pranë portës.

32′ Koliçi pret dy goditje të Veliut.

22′ Zhdrella gjuan, por goditja e tij ndalet nga traversa.

8′ Hila tenton nga distanca, por goditja e tij shkon mbi portë.

3′ Llapi kalon në epërsi, Elvis Prençi shënon në minutën e tretë.

1’ Nis takimi.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Llapi: Coric, Prençi, Shabani, Emini, Peposhi, Hoti, Ramadani, Zhdrella, Sadriu, Veliu, Gardasevic.

Gjilani: Koliçi, Kastrati, Fustar, Sorsa, Veliu, Hila, Useini, Musolli, Kelmendi, Qyrbja, Progni.

Ballkani – Feronikeli 1-0

90+’ Zeka kalon portierin dhe gjuan, por Thaqi largon topin nga vija fatale.

90′ Carrioca gjuan bukur nga distanca, por goditja e pritet nga portieri vendas.

82′ Suharekasit kalojnë në epërsi, Mirlind Daku realizon nga afërsia me kokë.

71′ Mysafirët nga Drenasi shënojnë, por në pozitë jashtë loje.

62′ Avdyli pret goditjen e Gripshit nga gjuajtja e lirë dhe të Hoxhës nga afërsia.

58′ Hoti dështon të shënoi i vetëm përballë portierit.

47′ Krasniqi godet shtyllën, në rastin e parë pas inkuadrimit në lojë.

45′ Fillon pjesa e dytë.

45′ Pjesa e parë mbyllet baras dhe pa gola.

45′ +3 minuta shtesë.

Dy zëvendësime te Feronikeli. Greca e Hoxha largohen si të lënduar, inkuadrohen Milickovic e Bojku.

Image
Nuk janë duke u respektuar fare masat anti-Covid, një numër i madh tifozësh të pranishëm në këtë ndeshje.

Image
Image
26′ Gripshi gjuan nga goditja e lirë, topi prek rrjetën e jashtme.

14′ Kapiteni Berisha gjuan nga distanca, goditja e tij shkon shumë afër portës.

4′ Vendasit rrezikojnë të parët, Gripshi gjuan me kokë pranë portës.

1′ Takimi nis me një minutë heshtje në nderim të Musli Lipovecit, ish-futbollistit të Ballkanit që vdiq dje.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Luljanovic, Thaqi, Jashanica, Prekazi, Berisha, Potoku, Kuç, Baftiu, Gripshi, Hoxha, Daku.

Feronikeli: Avdyli, Hoxha, Thaqi, Mala, Princ, Pllana, Dabiqaj, Kojasevic, Carioca, Hoti, Maliqi.

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi tregon se pse Prishtina e mposhti Dritën

Sport

Shorti i Europa League, kur dhe ku do të mbahet

Sport

Pasi mposhtën Dritën dhe Llapin, Adenis Shala ka disa fjalë edhe për Prishtinën

Sport

Tigrat e Zi kërkojnë dorëheqjen nga Klodian Duro