Sport

Ballkani, Llapi dhe Arbëria në procedurë disiplinore, ja pse pritet të dënohen

Komisioni i Garave i Superligës në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 24.09.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Superligës për Kampionatin 2020/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto vendime:

Inicim disiplinor:

Ndaj: FC Ballkani, për lëshim në organizimin e ndeshjes, për shkak se shumë persona të paautorizuar janë lejuar të vendosen në tribuna, në kundërshtim me vendimin e MSH-së dhe IKSHPK-së, lidhur me masat anti Covid-19, për çka në minutën e 9-të është ndërprerë ndeshja. Po ashtu në minutën e 47-të është ndërprerë ndeshja për tre (3) minuta, sepse disa simpatizues të Ballkanit jashtë stadiumit kishin ndezur mjete piroteknike, tymi i të cilave kishte pushtuar stadiumin dhe ishte pamundësuar zhvillimi i ndeshjes derisa tymi ishte larguar.

Ndaj: FC Llapi, për lëshim në organizimin e ndeshjes, për shkak se shumë persona të paautorizuar janë lejuar të vendosen në tribuna, në kundërshtim me vendimin e MSH-së dhe IKSHPK-së lidhur me masat anti Covid-19, për çka në minutën e 22-të ndeshja është ndërprerë për tre (3) minuta.

Ndaj: KF Arbëria, për lëshim në organizimin e ndeshjes, për shkak se shumë persona të paautorizuar janë lejuar të vendosen në tribuna, në kundërshtim me vendimin e MSH-së dhe IKSHPK-së lidhur me masat anti Covid-19, për çka ndeshja ka filluar me 13 minuta vonesë.

Ndaj: nënkryetarit të FC Llapi, Amrush Batatina, motivi: Ndëshkim me karton të kuq direkt për shkak të sharjeve dhe ofendimeve të rënda ndaj referit kryesor të ndeshjes.

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Me respekt,
Komisioni i Garave i FFK-së

Postime të ngjajshme
Sport

E vendos në shitje medaljen e finales më të “çmendur” të Ligës së Kampionëve, për të paguar borxhet

Sport

Legjenda e Prishtinës lavdëron rivalin për titull, ka fjalë të mëdha për ta

Sport

Reagon Trepça ’89: Na u anulua një gol i rregullt në ndeshjen ndaj Gjilanit

Sport

Nga sulmi në mbrojtje, pikat e dobëta të Realit në “El Clasico”