Sport

Ballkani konfirmon se kanë vazhduar kontratën me Ermal Krasniqin, por reagojnë rreth shumës së parave

Ermal Krasniqi ka vazhduar zyrtarishtn kontratën me Ballkanin edhe për dy vite të tjera.

Talenti i madh kosovar do të qëndrojë në Suharekë edhe për dy vite të tjera, derisa është shprehur i lumtur me vazhdimin e bashkëpunimit.

“Duke besuar në projektin e FC Ballkanit gjat viteve të fundit dhe korrektësinë e shfaqur deri me tani ndaj meje si lojtar profesionist për asnjë çastë nuk pata dilemë për të vazhduar me klubin e zemrës. Për Kosovë nuk e ndërroj klubin FC Ballkani për asnjë klub tjetër, ndërsa për oferta nga klubet jashtë vendit jemi të hapur gjithmonë”, ka deklaruar Krasniqi.
Por Ballkani ka reaguar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, pasi nëpër media u përfol se Krasniqi ka vazhduar bashkëpunimin për një shumë prej 100 mijë eurove në sezon.

Njoftimi i plotë nga Ballkani:

Njoftim për media dhe opinionin e gjerë
Klubi i futbollit FC Ballkani falendëron mediat tona të cilat po bëjnë një punë te shkelqueshme drejt informimit te qytetarëve për ngjrajet sportive.
Mirëpo, në rastin e Ermal Krasniqit na lejoni qe me xhentiles t’iu rikonfrimojmë së shuma e cila po përmendet në opinion është e pavërtet, dhe as për së afërmi e shumës së së cekur nëpër disa media, kontrata me Ermalin është mesatare me lojtarët e tjer të Superligës së Kosovës sa i përket vlerës monetare.
Siç kemi njoftuar me heret Ermali ka përzgjedhur të ardhmen dhe klubin e zemrës dhe jo vlerën monetare .

Postime të ngjajshme
Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria

Sport

Mesazhi emocional i Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit pas transferimit në Premierligë

Sport

Lajmi i fundit: Milot Rashica i bashkohet klubit të Premier Leagues

Sport

“Bomba” nga Spanja: Gjiganti evropian arrin marrëveshje me Haalandin, paga e tij javore është e “çmendur”