Sport

Ballkani konfirmon 9 largime nga skuadra

Skuadra nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar edhe zyrtarisht për lojtarët e larguar deri më tani nga skuadra.

“Portokallezinjtë” përmes faqes zyrtare kanë njoftuar se me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin me lojtarët si Armend Rugji, Liridon Fetahaj, Roni Gashi, Melos Bajrami, Armin Bosnjak, Leorant Marmullaku.

Gjithashtu, suharekasit kanë konfirmuar edhe huazimet e tre futbollistëve në skuadrat e Ligës së Parë.

Bëhet fjalë për Endrit Asllanajn dhe Bleon Sekiraqën që kanë shkuar në huazim te FC Malisheva, ndërkaq Albin Berisha ka kaluar te Liria në formë huazimi.

Ky është njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

 

Njoftim

Të dashur tifoz 🧡🖤

Pas mbarimit te stinorit vjeshtor, tani në afatin kalimtar i cili karakterizohet me lëvizje të futbollistëve, duke u përpjekur për më të mirën e klubit dhe lojtarëve kemi arritur marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim për nderprerjen e bashkëpunimit me lojtarët :

Armend Rugji;
Liridon Fetahaj;
Roni Gashi;
Melos Bajrami
Armin Bosnjak
Leorant Marmullaku

Ne si klub i falenderojm të gjithe të lartëcekurit për kontributin e dhënë duke mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast i’u urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjshme në futboll 🙏

Gjithashtu i’u njoftojme se kemi gjetur bashkpunim me klubet nga liga e parë për huazimin e lojtarëve tanë të cilët nuk kan pasur shume hapsirë ne klub, ku presim se të gjithë do të ken sjellje dhe punë profesonale 🙏,

Huazimet:
Albin Berisha (Liria FC);
Endrit Asllanaj (FC Malisheva);
Bleon Sekiraqa (FC Malisheva).

Na priftë e mbara Suharekë 🙏

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina rikthehet në kryeqytet me një dhuratë të veçantë nga Barcelona

Sport

Erdin Hashani: Kjo është skuadra favorite për ta fituar Kupën e Kosovës

Sport

Zyrtare: Klubi i madh kroat ia beson detyrën e trajnerit, Paolo Tramezzanit

Sport

Trepça ’89 huazon yllin e Ballkanit