Sport

Ballkani kompleton stafin teknik për edicionin e ri të Superligës

Ballkani po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, ndërkohë ka njoftuar se është kompletuar edhe stafi teknik i skuadrës.

Pasi u emërua në krye të stolit Bekim Isufi, klubi ka prezantuar edhe pjesëtarët e tjerë të stafit që kryetrajneri do të ketë në krah gjatë edicionit të ri në Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

“Ndihmësit e trajnerit Isufi do të jenë Visar Sermaxhaj dhe Edon Gashi teksa Alban Shala do të mbajë pozicionin e trajnerit kondicional. Portierët do të përgatiten nga trajneri Labinot Qosa”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Stafi i plotë i Ballkanit: Kryetrajner: Bekim Isufi, ndihmës trajner: Visar Sermaxhaj dhe Edon Gashi, trajner kondicional: Alban Shala dhe trajner i portierëve: Labinot Qosa.

Skuadra suharekase i ka uruar stafit teknik punë të mbarë dhe të suksesshme.

Postime të ngjajshme
Sport

Ardian Nuhiu se harron ndeshjen kundër Feyenoordit: Ja çka iu thash futbollistëve

Sport

EKSKLUZIVE: KF Onix arrin marrëveshje me ish-lojtarin e Llapit

Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë