Sport

Ballkani fiton miqësoren ndaj skuadrës së Ligës së Parë

Ballkani dhe Istogu kanë shfrytëzuar pushimin pas lojëve të kombëtares me një ndeshje kontrolluese, shkruan Sheshi.info

Portokallinjët dhe kaltërbardhët janë ndeshur sot në stadiumin “Demush Mavraj”, derisa kjo ndeshje përfundoj me fitore prej 3:1 për suharekasit.

Golat për ekipin nga Theranda erdhën nga Albin Berisha (x2) dhe njërin e ka realizuar Lindon Emërllahu.

Therandasit në elitën e futbollit kosovar po kalojnë në një ecuri pozitive, ku pas 13 xhirove gjenden në krye të Superligës me 24 pikë të mbledhura.

Ndërkaq, Istogu nuk e ka filluar si duhet edicionin e ri në Ligën e Parë, pasi gjenden në pozitën e tetë të Grupit A, me 12 pikë të tubuara pas 12 javësh.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *