Sport

Ballkani e quan Thaqin sulmues

Ballkani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri futbollistik, derisa kryeson kampionatin me 13 pikë pas vetëm pesë xhirosh, shkruan Gazetasheshi.com.

Aktualisht skuadra nga Suhareka është shkëputur në renditjen tabelare, mirëpo prapa ka një rival të frikshëm si Drita, e cila ka edhe tri ndeshje për t’i zhvilluar për shkak të impenjimeve që kishte në garat ndërkombëtare.

Në xhiron e pestë tek skuadra e “xhebsave” ka spikatur mbrojtësi, Armend Thaqi duke realizuar dy gola dhe ka bërë dy asistime në ndeshjen e fundit të fundjavës ndaj Drenicës.

Pas kësaj ndeshje fantastike që bëri Thaqi, ekipi nga Suhareka ka hedhur një fotografi në llogarinë e tyre duke theksuar mbrojtësin si sulmues të klubit të tyre

Postimi i bërë nga FC Ballkani:

“Përshëndetje tifoz të dashur
Ju urojm një javë të mbarë me një foto të sulmuesit të klubit tonë
Na priftë e mbara”, ka shkruar FC Ballkani.

Postime të ngjajshme
Sport

Rikthehet mbrojtësi shqiptar, gati për debutim në Serie A

Sport

Formacionet zyrtare: Celtic – Milan

Sport

Prince: Kosova është vend i bukur me njerëz të sjellshëm, nuk kam frikë nga përballja me Dakun

Sport

Rashica në vetizolim