
Klubi Futbollistik “Ballkani” ka prezantuar sot kryetrajnerin e ri të skuadrës, Bledi Shkëmbin, shkruan Gazetasheshi.com
Në prani të presidentit të klubit, Arsim Kabashi janë prezantuar edhe dy bashkëpunëtorët e Shkëmbit, Francesco Vitobello në cilësi të ndihmës trajnerit dhe Alban Shala në cilësi të trajnerit kondicional.
Me poshte e keni njoftimin e klubit:
FC Ballkani sot shënon dy ngjarje të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit, prezantimin zyrtar të Kryetrajnerit z. Bledi Shkëmbi dhe bashkëpunotrëve të tij si Francesco Vitobello në cilësi të ndihmës trajnerit dhe z. Alban Shala në cilësi të trajnerit kondicional.
Në takimin e sotëm është bërë njoftimi formal ndërmjet stafit të ri dhe futbollistëve, si dhe është shpalosur dinamika e ardhshme për sa i përket fazës përgatitore.