Sport

Ballkani e mposht një tjetër skuadër turke në miqësore

Ballkani ka shënuar një tjetër fitore gjatë ndeshjeve miqësore në Turqi.

“Viktimë” e radhës për të besuarit e trajnerit, Bekim Isufi ishte një tjetër skuadër turke, Kirsehir Belediyespor, shkruan Demokracia.com.

“Portokallezinjtë” e fituan 1-3 duelin ndaj skuadrës turke që bën gara në kategoritë më të ulëta të futbollit turk.

Blend Baftiu ishte golashënuesi i parë për suharekasit, ndërsa me dy të tjerë kontribuoi Ermal Krasniqi.

Ballkani po përgatitet në fazën e fundit përgatitore në tokën turke, ndërsa pritet të kthehet në Kosovë shumë shpejt.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane