Sport

Ballkani – Drenica, befasi në përbërjet startuese

Elita e futbollit kosovar vazhdon këtë fundjavë më ndeshjet e xhiros së tetë.

Shumë duele interesante zhvillohen këtë javë, derisa sot në program janë dy sfida për tu zhvilluar.

Interesant pritet të jetë ndeshja në Suharekë, mes Ballkanit dhe Drenicës.

Suharekasit në këtë takim vijnë pas dy barazimeve radhazi dhe presin liderin e kampionatit, Drenicën.

Vendasit duan të rikthehen te fitoret, derisa kuqezinjtë nga Skenderaj duan të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Sfidë shumë interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin e qytetit në Malishevë.

Malisheva pas humbjes nga Drenica kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive, por përballë ka Gjilanin që në këtë takim vije pas dy fitoreve radhazi.

BALLKANI – DRENICA 15:00

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Baftiu, Thaqi, As. Thaqi, Gashi, Gripshi, Krasniqi, Hoxha, Kuç, Jashanica, Solomon.

Drenica: Haxhijaj, Thaqi, Passamani, Qaqi, Jashari, Dervishaj, Lushtaku, Dos Santos, Avdulli, Uka, Zabergja.

MALISHEVA – GJILANI 15:00

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Kryeziu, Dumani, Stollçaku, Bruqi, Kacolli, Oliver, H. Hyseni, Vitija, Xhaka, Pefqeli.

Gjilani: Koliçi, Progni, Halili, Gomes, Torassa, Hajdari, Dabiqaj, Krasniqi, Useini, Musolli, Hoxha.

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit