Sport

Baliqi i pakënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij – ka edhe disa fjalë për lojtarët e Besës!

Kryetrajneri i Trepçës, Emin Baliqi nuk është ndarë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve derisa ka përgëzuar të rinjët e Besës dhe shtoi se është rezultat real, shkruan Sheshi.info

Baliqi foli edhe për gjendjen e portierit Silas Opoku, derisa tha se është lënduar në kokë dhe uron që ta kaloj sa me shpejtë dhe të kthehet në stërvitje.

“Kemi informatë se është lënduar në kokë dhe siç e dijmë lëndimi në kokë është më i rëndë në futboll, ne i lutemi Zotit që gjendja të jetë stabile dhe të kthehet në stërvitje.

Nuk jam i kënaqur me paraqitjen pasi loja luhet në fushë dhe jo jashtë saj, por përgëzoj lojtarët e rinjë që te Besës që treguan potencial të lartë ku kanë pasur rast edhe me na mposht, por edhe ne kemi pasur rastet tona por që nuk arrijtëm t’i konkretizojmë. Kjo nuk mjafton pasi kemi lojtarë me përvoj, por që rezultati sot është real.

Ne kemi startuar shumë mirë, por që siç duket pushimi dy javor i këndelli ekipet tjera edhe pse kemi potencial me shumë, por lëndimet, kartonët e kuq dhe kjo na ka ndëshkuar por për sot nuk arsyetohet asgjë dhe rezultati i sotëm ishte real”, tha Baliqi.

Postime të ngjajshme
Sport

U rrit në La Masia, rrëfehet Balliu: Ja pse u largova nga Barcelona

Sport

Carabao Cup kthehet me tri sfida, vëmendja në "Stamford Brigde"

Sport

Veprim i mirë nga Rashica, viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Sport

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, Llapi – Kosova Düsseldorf