Sport

Bajrami: Ja si e motivova ekipen për të fituar finalen

Skuadra nga Hajvalia, KF Shkëndija, nga sezoni i radhës do të garojë në ligën e dytë të futbollit kosovar, shkruan BlicMedia.

Shkëndija kampion në Grupin A, në ndeshjen vendimtare është përballur me KF Kosova VR, kampion në Grupin B të cilën e mposhti me rezultatin 2:1.

Me këtë fitore Shkëndija është ngritur në një nivel më të lartë të garave, sukses të cilin e udhëhoqi trajneri Emin Bajrami.

Bajrami në një prononcim për BlicMedia ka treguar se si i motivoi futbollistët e tij për këtë fitore të madhe.

“Ndeshjet e barazhit gjithmon janë të vështira, pasi në këto ndeshje ska favorit. I falenderoj djemt për angazhimin, jo vetem në këtë ndeshje, por për gjith kampionatin. Po ashtu falendëroj presidentin dhe kryesinë që na kanë përkrahur gjatë gjith kampionatit”

“Në zhveshtore futbollistëve ju kam treguar që në këto ndeshje duhet të hyjmë si lider jo si vocrrak, pastaj ju kam përkujtuar mundimin që kemi pas në fazën pregaditore ku kemi pas 4 seanca në ditë, ku ju kam thënë mos harroni punën që kemi bërë dhe do t’na shpërblehet me fitore. Gjatë analizës kam pas emocione sepse ju kam thënë që gjith ai mund, gjith ajo sakrificë, gjith atë dije sot duhet ta shpalosim në fushë. Ashtu kanë vepru prej fillimit deri në fund. Dhe më fund mundi na u shpagu”, ka deklaruar Bajrami.

Më tej trajneri i ka dëshiruar suksese skuadrës së Kosovës VR.

“Më vjen keq edhe prej Kosovës VR sepse edhe ata kanë ekip të mirë me trajner të mirë, por fati ishte ne anën tonë. Ju dëshiroj suksese edhe Kosovës VR”, ka përfunduar trajneri Emin Bajrami.

Postime të ngjajshme
Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur

Sport

Tjetër futbollist konfirmon largimin nga Trepça ’89