Sport

Bajram Jashanica pritet ta braktisë Ballkanin, kjo mund të jetë skuadra e tij e ardhshme

Bajram Jashanica gjatë këtij sezoni me Ballkanin nuk arritën ndonjë sukses, pasi suharekasit mbetën në pozitën e tretë në Superligë.

Qendërmbrojtësi kishte shkëlqyer për shumë sezone edhe te Skënderbeu në Shqipëri, para se të bashkohej me Ballkanin në Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Sipas Newsport.al, skuadra e rikthyer në Superioren e Shqipërisë, Dinamo, janë afër të firmosin me Jashanicë.

18 herë kampionët e Shqipërisë janë rikthyer në Superligë pas nëntë vitesh pritje e po projektojnë goditjet e para në merkato.

Për momentin Dinamo është pa trajner por akordi me Bledi Shkëmbin është shumë afër e për këtë arsye po mendohet për lojtarët.

Jashanica dhe Shkëmbi njihen mjaft mirë pas kanë luajtur së bashku te Skënderbeu dhe të dy pritet të bashkohen te Dinamo, por këtë herë me role të ndryshme, Shkëmbi në stol dhe Jashanica në fushë.

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë