Lajme

Bahtiri sjell trenin rekreativ në Mitrovicë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Faruk Mujka dhe drejtorin për Arsim, Skender Avdiu, të shoqëruar nga fëmijët e institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë”, kanë realizuar një xhiro me autotrenin i cili tani e tutje do të jetë në shërbim për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Fëmijët dhe të pranishmit e tjerë u shprehën të lumtur që Mitrovica tani posedon një tren të tillë i cili do të ofrojë një atraksion të ri në qytet, sidomos në këto ditët e bukura të verës ku qytetarët mund të shijojnë shëtitjen me tren.

Treni do të parakaloj çdo ditë nga sheshi kryesor i qytetit deri te Liqeni Akumulues, ndërsa nisja do të bëhet çdo dy orë duke filluar nga ora 09:00.

Çmimi i biletës do të jetë 0.50 euro për person dhe mund të shfrytëzohet nga të gjitha grupmoshat. Treni aktual posedon katër vagonë ndërsa varësisht nga interesimi mund të plotësohet me vargona të tjerë.

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar