Lajme

Bahtiri flet për veturën superluksoze “Maybach”: Tregon se cili anëtarë i familjes e bleu atë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në T7, ka folur për veturën luksoze “Mercedes Maybach”, për të cilën u raportua edhe ditë më parë.

Bahtiri tha se makina s’është e tij po e djalit të tij i cili është drejtoj i disa kompanive.

“Atë kerr e ka blerë djali i cili i menaxhon… është drejtor i disa kompanive. Ka pasur dëshirë ta ketë edhe një kerr në Kosovë. Është në emër të tij, e ka paguar nga xhirollogaria e tij”, është shprehur Bahtiri.

Tutje, ai tha se makina është edhe e tij meqë është pronë e djalit të vetë.

“Unë mundem me marrë (kerrin) sepse është i djalit, është edhe i jemi”, shtoi Bahtiri.

Postime të ngjajshme
Lajme

Momenti kur arrestohet nga policia Rudolf Nikolli që tentoi të vrasë 5 persona në xhami

Lajme

Mësohet mosha e 5 të plagosurve nga sulmi me thikë në xhaminë e Tiranës

Lajme

Sulm me thikë në një xhami në Tiranë, 5 të plagosur, ja kush është autori

Lajme

Rastet e reja me Covid 19, janë nga këto komuna