Lajme

Babai u vdiq nga koronavirusi, vajza dhe djali i 82 vjeçarit nga Podujeva janë afër shërimit

Dy kosovarë janë afër shërimit të plotë nga koronavirusi. Ata janë djali dhe vajza e 82 vjeçarit nga Podujeva që vdiq para pak ditësh nga COVID-19.

Dy fëmijët e 82 vjeçarit nga Dumnica e Podujevës që njëherit ishte viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë, janë shumë afër shërimit, shkruan lajmi.net.

Kjo për lajmi.net është konfirmuar nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari.

Ai ka thënë se të dy fëmijëve analizat iu kanë dalë negative, teksa ka thënë se pret që pas konfirmimit të plotë të largohen nga karantina edhe dy fshatrat e Podujevës.

“Sipas informatave të fundit nga mjekët dhe nga familja, pritet që të dy vëlla e motër, fëmija e bacit Halim që ka vdek tani me dalë prej spitalit. Edhe analizat që i kanë bërë ju kanë dalë negative. Mund të vlerësojmë se ata janë shëruar plotësisht. Ky është lehtësim shumë i madh për familjen mirëpo edhe për neve si Llap. Me siguri qeveria do të marrë vendim që fshatrat Dumnicë dhe Llaushë të hiqen nga karantina, sepse familjarët tjerë nuk kanë treguar simptoma”, ka thënë ai.

Rudari ka folur edhe për gjendjen e furnizimit me pajisje mjekësore dhe gjësende tjera në Podujevë, teksa ka thënë se ata kanë bërë vazhdimisht kërkesa në minstri të Shëndetësisë, por që ndihma ka qenë shumë e vogël.

Në këtë kontekst, ai ka falënderuar donatorët që kanë ndihmuar në këtë aspekt.

“Gjendja në Podujevë është e qetë. E kemi situatën në menaxhim të plotë. Jemi duke marrë ndihma nga donatorë të ndryshëm, mirëpo edhe si komunë kemi ndarë 10 mijë euro. Edhe prej shumë donatorëve që i falënderoj që po ndajnë mjete. Ne vazhdimisht kemi bërë kërkesa që të na ndihmojnë me mjete mbrojtëse për personelin mjekësor mirëpo edhe të tjerë, fatkeqësisht deri tash ndihmat kanë qenë shumë simbolike. Ne kemi ndarë mbi 42 mijë euro për këtë si komunë të cilat janë shpenzuar në pajisje”, ka thënë Rudari.

Ndryshe, deri tani në Kosovë janë konfirmuar 71 raste me koronavirus. /Lajmi.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Gjermania shkon drejt rrafshimit të kurbës me më pak se 1,500 vdekje

Lajme

Lladrovci: Pa panik, ende nuk kemi informacion zyrtar se i infektuari është banor i Drenasit

Lajme

Paçarizi kritikon qeverinë, Malisheva mund të jetë një bombë biologjike

Lajme

Koronavirus prek edhe Drenasin